Rreth e Rrotull
Do të kaloni disa ditë pushim në Berat? Ne kemi një këshillë për ju: shmangni makinën dhe ecni sa më shumë në këmbë. Eksplorimi i rrugicave të ngushta me kalldrëm të këtij qyteti historik, i cili u listua në UNESCO në vitin 2008, do t'ju kthejë pas në kohë, duke e shndërruar vizitën tuaj në një përvojë edhe më të veçantë. Pasi të përshkoni urën e lumit Osum që ndan qytetin përgjysmë, do të keni mundësinë të vizitoni pjesën tjetër të qytetit. Berati është një perlë, ndaj merrni një biçikletë me qira, hipni në autobus ose merrni një taksi për të vizituar qytetin e çdo vend rreth e rrotull tij.
Eksploroni Beratin mbi biçikletë
Berati është gjithashtu një qytet 'miqësor' me biçikletat. Eksploroni qytetin mbi biçikletë duke përdorur shërbimin privat të marrjes me qira të biçikletave “Një mbi një dritare” Albanian Adventures. Me biçikleta për qytet dhe ato të përshatshme për terrene malore, të gjendura përballë "Portës së Pashait", në rrugën e Kalasë, gjithçka që duhet të bëni është të zgjidhni një prej tyre dhe të eksploroni qytetin si vizitor. Shërbimi privat i marrjes me qira është i përsosur për çiklizmin në distanca të shkurtra.
Autobusët e Beratit
Nga terminali i autobusëve të Beratit mund të merrni autobusin e qytetit i cili shkon deri në skajin më lindore të Beratit. Autobusi kalon përgjatë rrugës kryesore dhe ndalon pranë vendeve turistike, si ura e Goricës, lagjja Mangalem dhe qendra e qytetit.
Terminal Berat
Berat - Tiranë AM 04:30 05:00 05:30 06:00 06:30 07:00 07:30 08:00 08:30 09:00 09:30 10:00 10:30 11:00 11:30 12:00
PM 12:30 13:00 13:30 14:00 14:30 15:00 15:30 16:00 16:30
Berat - Durrës AM 06:15 07:10 08:10 11:50
PM 13:30 14:05 14:50
Berat - Vlorë AM 06:00 06:30 07:30 08:30 09:20 10:00 12:00
PM 13:00 14:00
Berat - Fier AM 07:00 08:00 09:00 09:20 10:00 10:30 11:00 11:30
PM 12:30 13:30 14:00 15:00 16:30
Berat - Korçë AM 04:30
Berat - Elbasan AM 06:30 07:20 08:45 10:45 12:00
PM 13:00 14:20
Berat - Sarandë (Gjirokaster) AM 08:00
PM 13:30
Berat - Skrapar AM 08:00 09:00 11:00
Berat - Lushnje AM 07:00 10:00
PM 15:00
Berat - Poliçan AM 07:00 08:00 09:00 10:00 11:00 11:45
PM 13:30 14:30
Berat - Kuçovë AM 06:30 06:50 07:10 07:30 07:50 08:10 08:30 08:50 09:10 09:30
09:50 10:10 10:30 10:50 11:10 11:30 11:50
PM 12:10 12:30 12:50 13:10 13:30 13:50 14:10 14:30 14:50 15:10
15:30 15:50 16:10 16:30 16:50 17:10 17:30 17:50 18:10 18:30
Berat - Gramsh AM 05:45 06:45
Berat - Roshnik PM 12.00
Taksi
Taksitë janë gjithashtu një mënyrë relativisht e lirë dhe komode për të lëvizur në qytet e rrethinat e tij. Në Berat stacioni i taksive ndodhet në sheshin “Iljaz Vrioni”.
Shikoni gjithashtu
Regjistrohu për të rejat më të fundit mbi eventet në Berat.