Ushqime & Pije
Përshesh me gjel deti ose pulë
Përsheshi, pjata tradicionale e kryesore e darkës të Vitit të Ri, bëhet me bukë misri, ose përshesh me miell gruri të njomur në lëngun e mishit të ... më shumëgjelit të detit. Lëngu është një përzierje shijesh e aromash që kënaqin të gjitha shijet e qiellzës e ka si përbërës sekret mëlçi të prera në copa të vogla, qepë ose presh, jeshillëqe dhe shumë erëza. Gjeli i detit zihet veçmas dhe shërbehet me përshesh dhe sipër me gjalpë të shkrirë.
Vienezi i Beratit
“Vienezi i Beratit” është një biftek i mbushur me djathë, një recetë tradicionale që mund ta shijoni vetëm në Berat. Përbërësit ... më shumë janë të thjeshtë dhe përfshijnë mish viçi ose derri, djathë kaçkavall dhe vezë. Mishi duhet të rrihet derisa të zbutet. Mbushet me djathë e bëhet role, për ta lyer më pas me vezë e thërrime buke. Skuqet në vaj të nxehtë dhe shërbehet i ngrohtë. Ky është ushqim për shpirtin.
Pispilia
Pispilia është një recetë tradicionale shqiptare pa mish. Përgatitet nga veriu në jug, por versioni i Beratit është ndër më të veçantët. ... më shumëReceta përgatitet me miell misri dhe jeshillëqe nga më të ndryshmet, zakonisht spinaq, presh, labotë, hithra etj. Disa dëshirojnë t’i shtojnë mendërz, nenexhik e erëza të tjera. Në varësi të masës së përbërsve ndryshon dhe konsistenca dhe trashësia e pispilisë. Pjesa e sipërme shpesh spërkatet me djathë të bardhë.
MonBlan
Mont Blanc, i njohur si MonBlan, është një ëmbëlsirë me krem shkumoz të bardhë që e ka origjinën nga Franca, por me kalimin e viteve është ... më shumëbërë pjesë e kulinarisë tradicionale të Beratit. Vendasit e konsiderojnë si ëmbëlsirën e tyre tradicionale dhe shumë prej tyre e lidhin emrin MonBlan me malin e bardhë të Tomorrit. Për herë të parë ëmbëlsira është sjellë në qytet nga shefi i kuzhinës së Hotel Turizmit e sot, shumë ëmbëltore dhe restorante e shërbejnë këtë ëmbëlsirë klasike e shumë të shijshme.
Restorante
Shikoni gjithashtu
Regjistrohu për të rejat më të fundit mbi eventet në Berat.