Monumente
Objekte Kulti
Art & Muzikë
Arte Vizuale
Art & Kulturë
Berati është një ndër qytetet më të lashta të Shqipërisë dhe mbart gjurmë të periudhave të ndryshme të qytetërimit të tij nga antikiteti në mesjetë e deri tek ajo moderne. I pozicionuar në jugperëndim të Shqipërisë, anës lumit Osum, ky qytet është i rrethuar nga male dhe kodra dhe ka një klimë tipike mesdhetare. Berati është shpallur qytet-muze në vitin 1961 për vlerat e tij historiko-kulturore dhe është bërë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që prej vitit 2008.
- Kulla e Sahatit ndodhet në lagjen "Dëshmoret e Kombit" dhe është një imitim i kullës origjinale që u ndertua në vitet '70 të shek XIX. Prej saj merr emrin dhe Xhamia e Sahatit që ndodhet fare pranë.
- Sarajet e Vrionasve janë një grup ndërtesash, që kanë ngelur nga kompleksi rezidencial i familjes së Vrionasve ndërtuar nga fundi i shek XVIII dhe ndodhen në qendër të lagjes Mangalem.
- Cisterna e Ujit, e njohur si Saranxha nga vendasit, është një strukturë grumbulluese e ujit, që daton rreth shek XII, por që në ditët e sotme ka mbetur një rrënojë. Stili i ndërtimit dhe volumi i madh strukturor e bejnë një nga objektet më interesante në qender të kalasë së Beratit, në pjesen më të lartë të Akropolit.
- Muzeu Mbrica është një muze privat në lagjen Kala dhe ndodhet në një banesë karakteristike. Në këtë muze ekspozohen mjete pune dhe prodhime argjendarie historike që janë prodhuar nga pjesetarë të kësaj familjeje të njohur në Berat si artizanë në punimin e metaleve të çmuara.
- Galeria e arteve "Edward Lear" ndodhet pranë Qendrës Kulturore "Margarita Tutulani" dhe është hapur në vitin 1994. Në katër sallat e saj janë të ekspozuara kryesisht vepra artistike të arteve pamore nga autorë vendas e të huaj.
- Xhamia e Plumbit ndodhet në qendër të qytetit dhe daton që nga shek XVI. Është një nga xhamitë më të bukura dhe është pozicionuar fare pranë Katedrales së re të Shën Dhimitrit, një nga dëshmitë e prekshme të tolerancës fetare e bashkëjetesës paqësore mes besimeve të ndryshme, karakteristikë e Beratit ndër shekuj.
- Kisha e Shën Spiridhonit është një bazilikë e rindërtuar në vitin 1864 dhe ngrihet në zemer të lagjes Gorice. Falë arkitekturës dhe stilit të dekorimeve, kjo kishë është një nga objektet e kultit më të bukura në qytet.
Shikoni gjithashtu
Regjistrohu për të rejat më të fundit mbi eventet në Berat.