Ushqimet që duhen provuar
"Ky vend është i ngrohtë dhe pjellor, sepse është plot me ullishte dhe vreshta të mira." Straboni historian i vjetër grek, duke përshkruar Ilirinë. Gatimet dhe guidat e degustimit të verës, rakisë e vajit të ullirit janë një tjetër përvojë unike që nuk duhet humbur gjatë vizitës suaj në qytetin e Beratit. Pozita gjeografike, kushtet natyrore dhe klima e butë mesdhetare e bëjnë Beratin një rajon të pasur me shumëllojshmëri prodhimesh bujqësore si ullinj, fiq, qershi e jo vetëm. Prodhimet blegtorale dallojnë gjithashtu Beratin për mishin e shijshëm e djathrat origjinalë. Kantinat e shumta të verës përpunojnë varietetet e shumta të rrushit lokal dhe ofrojnë ture degustimi të verërave apo rakisë me nje aromë unike. Një tjetër pasuri e Beratit janë dhe ullinjtë e shijshëm e vaji i ullirit që prodhohet ndër shekuj. Një shishe raki, verë apo vaj ulliri do të ishte dhurata ideale që mund t'i bënit dikujt nga qyteti i një mbi një dritareve.
Regjistrohu për të rejat më të fundit mbi eventet në Berat.