...
Event
Karnavalet e Beratit
17 Sht 2021 - 21 Nën 2021

Pas vitesh të tëra të ndaluara në komunizëm, tradita e festimit të karnavaleve ka marrë sërish jetë në qytetin muze. Festimet publike në rrugët e qytetit dhe eventet e tjera zhvilluar atë ditë krijojnë një atmosferë festive në pedonalen e qytetit. Ngjarja më e veçantë është ajo e paradës së karnavaleve, ku më shumë se 350 të rinj dhe fëmijë vishen me kostume dhe maska ​​të përgatitura nga ata vetë.

Shikoni gjithashtu
20240201_085319_0000.jpg
Festa e Qershisë

Më 27 Maj, Drejtoria e Turizmit dhe e Aktiviteteve zhvilloi aktivitetin "Festa e Qershisë" në fshatin Drobonik për të dytin vit rradhazi. Ky event u mundësua nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Drejtoria e Turizmit dhe Aktiviteteve e Bashkia Berat. Ky ishte edicioni i II i këtij evenimenti. Qëllimi i eventit ështe promovimin i produkteve lokale "qershisë" dhe potencialit turistik të zones. Në këtë aktivitet morën pjesë artizanë dhe prodhues lokalë. Në këtë event performuan femijët e kopeshtit dhe shkollës se zones. Të ftuar special ishin Grupi Folklorik i Kozares dhe këngetarja e mirenjohur popullore Denisa Gjezo.

Më shumë

web-02.png
Mangalem‘s Shades

Mangalem’s Shades do të jetë një event, një festë në rrugët e Beratit ku të gjithë janë të ftuar. Padyshim që Mangalem's Shades, Shiny Berat, do t'i bashkojë njerëzit në një shfaqje Hi-Tech ku do të përjetojnë diçka ndryshe nga rutina e tyre e përditshme, duke imagjinuar një jetë plot drita. Pjesë e eventit do të jetë edhe një skenë ku do të luhet muzikë elektronike nga DJ. Dritat dekorative mbi fasadat e shtëpive të lagjes Mangalem, shfaqja me lazer do të jenë pjesë e aktivitetit. Projektimet me drita mund të shihen nga kudo, ku lagjja Mangalem është e dukshme.

Më shumë

Children Festival.jpg
Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit për Fëmijë

Ky festival i përvitshëm dhjetëditor e shndërron Kalanë e Beratit në një skenë të mrekullueshme, ku trupa të talentuara aktrimi nga qytete të ndryshme shqiptare interpretojnë pjesë teatrale. Juria e festivalit përbëhet nga figura të njohura të artit shqiptar falë të cilëvë ngjarja merr vëmendje dhe audiencë të veçantë.

Më shumë

Bashkëpunëtorët tanë