Kalaja
Kalaja e Beratit përfaqëson një
monument historik ku gjurmët e qytetërimeve mbivendosen dhe historia e shkruar
gjen dëshmi të prekshme nga antikiteti deri në fund të periudhës otomane.
Themelet e saj datojnë në shekullin e IV p.e.s dhe muret e saj mbajnë gjurmë
nga periudha ilire, romake, bizantine dhe otomane. Ajo ka një sipërfaqe prej gati
10 hektarësh dhe një perimetër prej 1400 metrash. Brenda kalasë ndodhet një lagje me rreth 300 banorë, duke e
bërë kështu atë një vend të rrallë që ende pulson jetë prej lashtësisë.
Arkitektura e banesave i përket stilit të periudhës otomane përgjatë shekujve XVIII dhe XIX. Gjithashtu brenda saj gjenden 12 kisha dhe rrënojat e dy xhamive mesjetare. Në qendër të saj, në ambientet e katedrales "Fjetja e Shën Mërisë" (shek. XVIII) sigurohuni të vizitoni dhe Muzeun Ikonografik Kombëtar Onufri.
Shikoni Gjithashtu
Regjistrohu për të rejat më të fundit mbi eventet në Berat.