...
Vende Unike
Ujëvara e Bogovës

Ujëvara Bogovës, është monument natyror dhe një nga më të bukurat në vend që vizitohet nga mijëra turistë gjatë të gjitha stinëve dhe kryesisht në dimër që me praninë e akullit bëhet edhe më e bukur. Ujëvara është e lartë 20 metra bie në një pishinë të kaltër e të thellë 12 metra.

Ujërat e kristalta, zhurma tunduese e ujëvarës që bie pareshtur nga shpatet, e gjelbërimi që e rrethon, si dhe prania e akullit e bëjnë atë të jashtëzakonshme dhe ndjellëse për turistët. Ujëvara Bogovës është një magnet për të gjithë vizitorët e Malit të Tomori, një ndalesë ku në verë shuajnë nxehtësinë në ujërat e ftohta dhe në dimër mahnite nga bukurit që të ofron, në në këtë periudhë të viti ku prania e akullit dhuron spektakël.

Bashkëpunëtorët tanë