...
Vende Unike
Qendra Mesjetare

Qendra mesjetare përbëhet nga një kompleks ndërtimesh të ndodhura në anën e djathtë të rrugës “Mihal Komneni”. Vendet kryesore të Qendrës Mesjetare përfshijnë:
Xhamia Mbret ose e Sulltan Bajaziti II është një nga xhamitë më të mëdha në Shqipëri dhe përfshin disa faza ndërtimi, që filluan në fund të shekullit XV dhe vazhduan deri në shekullin e XIX. Karakteristikë e kësaj xhamie është eleganca e minaresë që daton prej vitit 1494  dhe zbukurimet e brendshme të tavanit me rozeta  shumëngjyrëshe.

Teqeja e Helvetive u ndërtua në shekullin XV dhe u rindërtua nga Ahmet Kurt Pasha më 1782. Teqeja ka një tavan prej druri të gdhendur të dekoruar sipas stilit barok i përshtatur në artin islam me piktura të përshkruara si ndër më të bukurat e asaj periudhe.
Konakët e Dervishëve janë ndërtuar në vitin 1782 nga Ahmet Kurt Pasha. Të gjendura në anën jugore të Teqesë së Helvetive, këto konakë shërbenin si strehë për dervishët dhe pelegrinët që kryenin ceremonitë fetare në këtë teqe. Kati i poshtëm përdorej kryesisht për mbajtjen e kafshëve, ndërsa në katin e sipërm ishte një çardak i bukur i mbajtur mbi shtylla druri që paraprinte dhomat për strehim.

Bashkëpunëtorët tanë